Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në serinë “Peaky Blinders” dhe në tre filmat e “Harry Potterit”, ka vdekur të premten nga kanceri, në moshën 52-vjeçare.
Bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e McCroryt.
“Me zemër të thyer njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur Helen McCrory ka vdekur në paqe në shtëpi, e rrethuar me dashuri nga familja dhe miqtë”, ka shkruar Lewis në Twitter.
“Ka vdekur ashtu siç jetoi. Pa frikë. E duam dhe e dimë se sa me fat jemi që e patëm në jetën tonë”, ka shkruar ai. Figurën e aktores e ka lavdëruar edhe faqja zyrtare e serisë “Peaky Blinder”.
McCrory luajti rolin e hallës Polly, mbrojtësja e klanit Shelby, në të pesë sezonet e dramës që nisi në vitin 2013.
Ajo gjithashtu luajti rolin e Narcissa Malfoyt, bashkëshortes së Lucius Malfoy dhe nënës së Dracos në trilogjinë e filmave “Harry Potter”.
Edhe
Thellohet misteri rreth vdekjes së Hayden Panettiereit
Ajo pati rol edhe në filmin “Skyfall” të agjentit britanik James Bond. Ndërsa luajti edhe në filmat “The Queen and” dhe “Special Relationship” me rolin e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair.
Ajo u martua me yllin e “Homeland”, Lewisin, gjatë vitit 2007 dhe kanë dy fëmijë.
Gjatë vitit të kaluar çifti tuboi më shumë se 1 milion funte për punëtorët shëndetësorë të Britanisë që kishin vështirësi shkaku i pandemisë së koronavirusit.