Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

​Vdiq aktori William Hurt

William Hurt, një aktor fitues i çmimit Oscar, ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare, raporton Deadline.

"Me pikëllim të madh familja Hurt njofton për vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues Oscar, më 13 mars 2022, një javë para datëlindjes së tij të 72-të. Ai vdiq i qetë, në rrethin e familjes, nga vdekja natyrore. Familja kërkon privatësi në këtë moment" , njoftoi djali i aktorit, Will.

Hurt ishte i njohur për rolet e tij në filmat si "Spider Woman's Kiss" dhe "Smoke".

Artikuj të ngjashëm