Ylli i tre filmave “A Nightmare On Elm Street”, John Saxon, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, transmeton Koha.
Lajmi u bë i ditur nga “The Hollywood Reporter” të cilët duke e cituar bashkëshorten e aktorit, zbuluan se Saxon vdiq të shtunën më 25 korrik nga pneumonia, në shtëpinë e tij në Murfreesboro të Tennessee.
Përveç paraqitjes në tre filmat e famshëm “A Nightmare On Elm Street”, Saxon po ashtu e ka luajtur rolin e kundërshtarit të ikonës së arteve marciale, Bruce Lee, në filmin “Enter The Dragon”. Gjatë karrierës së tij filmike, ai ishte nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë në rol dytësor” në ceremoninë “Globi i Artë” të vitit 1966, për rolin e tij krahas Marlon Brandos në filmin “The Appaloosa”.
Disa prej roleve të tija më të njohura përgjatë karrierës 60-vjeçare në film, ishin kryesisht në projekte të zhanrit horror.
{gallery}