Aktori amerikan Michael K Williams, më mirë i njohur për rolin në serialin e HBO-së, “The Wire”, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në New Jersey. Ai ishte 54-vjeçar.
Mediumet amerikane raportojnë se forcat e rendit dyshojnë se vdekja e tij ka ardhur nga mbidoza e drogës. Nuk është konfirmuar ende.
Williams – që ishte i nominuar për tri çmime “Emmy” – ka diskutuar haptazi për betejën e tij me drogë përgjatë viteve.
Në “The Wire”, ai luajti Omarin e vogël, një hajdut të bandave të drogës.
Ai po ashtu ka luajtur Albert “Chalky” White, një gangster i fuqishëm, në serialin “Boardwalk Empire”.
Edhe
Katër të akuzuar për vdekjen e aktorit Michael K. Williams nga mbidoza
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë së New Yorkut, John Grimpel, ka njoftuar se policia ka shkuar në apartamentin e Williamsit në Brooklyn të hënën rreth orës 14:00 me orë lokale dhe e ka gjetur atë pa shenja jete.
Aktorë e regjisorë të filmit kanë shprehur ngushëllime nëpër rrjetet sociale.