Ric Ocasek, këngëtar i rok grupit The Cars, ka vdekur të dielën në New York në moshën 75 vjeçare, bënë të ditur Policia.
Departamenti i Policisë në New York fillimisht u lajmërua për “një burrë pa vetëdije”. Ocasek, identiteti i të cilit u konfirmua nga Policia, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton CNN.
Grupi The Cars u bë i famshëm në vitin 1970 dhe në vitet e ’80-ta me hitet “My Best Friend’s Girl” dhe “Drive”, transmeton Koha.net.
Ocasek ishte i martuar me supermodelen Paulina Porizkova pasi ata të dy u njoftuan gjatë xhirimit të videoklipit “Drive” në vitin 1984. Çifti u nda vitin e kaluar dhe kishin dy fëmijë së bashku.
Artikuj të ngjashëm