Një aktor indian i popullarizuar, Siddharth Shukla ka vdekur në Mumbai në moshën 40-vjeçare.
Doktori nga spitali ku u dërgua ka thënë se ai veçse ishte i vdekur kur u soll në spital.
Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk dihen ende arsyet e vdekjes, por shtypi indian ka deklaruar se ai ka vdekur nga një sulm në zemër.
Kolegët e tij nga industria e filmit kanë thënë se ndihen të shokuar nga vdekja e tij në moshë të hershme.