Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vazhdimi i “Minions” bëhet me titull dhe datë

Universal dhe Illumination e kanë zgjedhur titullin dhe datën e shfaqjes së hit filmit të tyre Minions nga viti 2015, spin-offi i franshizës Despicable Me. Filmi më i ri është titulluar Minions: The Rise of Gru dhe në kinema do të duhet të mbërrijë më 3 korrik 2020.

Titulli na jep të kuptojmë se ngjarja e filmit do të drejtohet në një lloj tregimi prapavije rreth Grusë, superkeqbërësit zërin e të cilit e ka huazuar Steve Carell, dhe i cili edhe ka qenë personazhi kryesor nga fillimi i franshizës në vitin 2010.

Gru u shfaq si një djalë i cili, në fund, e luan një rol kyç në filmin Minions, filmin në të cilin e kemi pasur ngjarjen për ndihmësit e vegjël të verdhë.

Tani për tani nuk dihet ngjarja apo ekipi i aktorëve në filmin e ri, shkruan KOHA Ditore.

Image

Filmi i parë “Minions”, i cili doli në vitin 2015, u bë filmi i parë në këtë franshizë, duke i fituar mbi një miliard dollarë, ndërsa e tërë franshiza deri më tani i ka fituar gjithsej 3.7 miliardë dollarë, kështu që nuk është çudi që paralajmërohet vazhdimi i ri.

Se çfarë djallëzish do të sjellin Minionët dhe Gru në filmin e ri këtë do ta mësojmë në korrik të vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm