Data e re lansimit të filmit të njohur “Shrek 5” po konsiderohet të jetë mjaft e largët.
Variety ka raportuar se studioja filmike “Universal and DreamWorks Animation”, lansimin i këtij filmi e ka shtyrë për qershorin e vitit 2027.

Kjo është hera e dytë që shtyhet data e lansimit të filmit në fjalë, i cili ishte planifikuar të lansohej në muajin dhjetor të vitit 2026.
Studio nuk ka dhënë ndonjë arsye për shtyrjen e afatit të publikimit, por “Universal” ka korrur sukses edhe me të tjera projekte filmike, si franshiza “Dispicable Me”, “How to Train ur Dragon” dhe “The Super Mario Bros. Movie”, përgjatë muajve të veres.
Në datën e re të lansimit, filmi “Shrek 5” do të shfaqet më pak se një javë pas filmit të animuar i kompanisë “Sony”, “SpiderMan: Beyond dhe Spider-Verse”.
Aktorët, Mike Myer, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz do të rikthehen në rolet e tyre si Shrek, Donkey dhe Princesha Fiona, ndërkohë që aktorja Zendaya do t’i bashkohet kastit.
Regjinë e filmit në fjalë do ta bëjnë veteranët e franzhizës Conrad Vernon dhe Walt Dohrn.
Që kur u lansua në vitin 2001, “Shrek” u bë hit duke fituar gati 500 milionë dollarë në mbarë botën si dhe u bë filmi i parë i animuar qe fiton çmimin prestigjioz “Oscar”.
Pas filmit të parë, u publikuan edhe tre të tjerë. “Shrek 2” u lansua në vitin 2004, “Shrek the Third” u lansua në vitin 2007 dhe në vitin 2010 u lansua “Shrek Forever After”.