Trilogjia e “Hunger Games” po rikthehet në kinema me “The Ballad of Songbirds and Snakes”, i cili është planifikuar të dalë në fund të vitit 2023.
Filmi ka qenë në proces për disa kohë, mirëpo tani drejtuesit e studiove kanë konfirmuar se është planifikuar të dalë në kinema në nëntor të vitit 2023.
Lajmi për datën e publikimit të filmit u zbulua gjatë një prezantimi në eventin CinemaCon në Las Vegas të enjten.
Kasti për filmin ende nuk është konfirmuar, mirëpo drejtuesit e filmit zbuluan se regjisori Francis Lawrence, i cili drejtoi tre filmat e fundit në ekskluzivitet, do të rikthehet në krye të kastit të fundit.
“The Balad of Songbirds and Snakes” do të bazohet në librin më të fundit të autores së “The Hunger Games”, Suzanne Collins, i cili u publikua vitin e kaluar.
Historia zhvillohet vite përpara ngjarjeve të filmave të parë dhe ndjek një të ri Coriolanus Snow, i cili u luajt nga Donald Sutherland në filmat “The Hunger Games”.
Në filmat origjinalë, Snow ishte sundimtari mizor i Panemit, por në vazhdim ai do të shihet duke mentoruar një grup të ri në organizimin e lojërave të dhjeta.
Edhe
Film i ri “The Hunger Games”, rikthehet në ekran të madh
Në libër, lojërat ndërpriten kur një nga mentorët, Arachne Crane, vritet nga grupi i saj, teksa Snow më vonë akuzohet për mashtrim dhe vjedhje ushqimi.
Filmat “The Hunger Games” i luanin Jennifer Lawrence si Katniss Everdeen, me Josh Hutcherson si Peeta Mellark, Liam Hemsworth si Gale Hawthorne dhe Woody Harrelson si Haymitch Abernathy.
Filmi i parë u publikua në vitin 2012 dhe solli tre vazhdime të cilat përfunduan me “The Hunger Games: Mockingjay - Part 2” në vitin 2015.