Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vanesa Hudgens thotë se flet me shpirtra

Vanesa Hudgens ka thënë se ajo mund të flasë me shpirtrat.

Gjatë një paraqitje në emisionin The Kelly Clarkson Show të martën, aktorja i ka thënë prezantueses së emisionit se ajo kishte shumë përplasje me qeniet shpirtërore gjatë viteve. Ajo ka thënë “unë e pranoj faktin se shoh dhe dëgjoj gjëra”, shkruan The People.

“Më kujtohet kur isha 8 vjeçe dhe po bëhesha gati për shkollë. Aty ishin disa lodra, shota. Ishte një në tavolinën e dhomës së ndejës, dhe unë fillova të ecë dhe ajo filloi të vinte nga unë”, ka thënë ajo.

“Unë disi e heshta për një kohë sepse ishte e frikshme. Ajo që s’dihet është e frikshme, por së fundi e mendova dhe thash ‘Jo, kjo është dhuratë dhe diçka që unë mund ta bëjë, kështu që do të merrem me të”.

Hudgens ka shtuar se ajo përdorë “kutinë shpirtërore” e cila e ndihmon të analizojë “frekuencat e radios shumë shpejtë”.

“Diçka përmes elektricitetit e cila ua mundëson shpirtrave të flasin përmes saj”, ka shpjeguar ajo.