Në prag të 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Gold AG dhe Kastriot Tusha kanë publikuar këngën e dedikuar Indrit Carës të njohur si Ushtar Kavaja.
Teksti dhe melodia është bërë nga vetë reperi, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Alban Furtuna. Videoklipin e ka realizuar “M Production”.
Indrit Cara ishte vrarë më 31 mars 1999 në luftën e Kosovës. Dhjetë vjet pas vdekjes, presidenti Fatmir Sejdiu e ndau për të medaljen e lirisë “Adem Jashari” për guxim.
Me të njëjtin titull këngë Carës i kishte kushtuar edhe Ilir Shaqiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Leonora Jakupi dhe Gold AG me këngë kushtuar UÇK-së
-
Ilir Shaqiri dhe Rina Ramadani me këngë për 13-vjetorin e Pavarësisë
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz
-
Këngëtarja rumune uron Pavarësinë e Kosovës duke kënduar në shqip