Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Usher feston 30-vjetorin e karrierës me turne të ri

Këngëtari me famë botërore, Usher, ka paralajmëruar se do të mbajë turne të ri, raporton “CNN”.

Përgjatë të martës, Usher, ka paralajmëruar se do të mbajë turneun e tij nën emrin “Usher: Past Present Future Tour”. Ky turne pritet të mbahet gjatë muajit gusht në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Usher do të udhëtojë nëpër SHBA për të festuar 30-vjetorin e karrierës së tij përmes këtij turneu. Këtu do të përfshihen këngët e tij të famshme që nga ‘Coming Home’ si dhe këngë nga albumi i tij i ri dhe i nënti me radhë që do të lansohet më 9 shkurt”, thuhet në deklaratën për shtyp të këngëtarit.

Këngëtari ka bërë publikun kureshtar me anë të një postimi që bëri në rrjete sociale ku ka shkruar: “A jeni gati për mua?”.

Usher do të performojë edhe në spektaklin “Superbowl” në Las Vegas sivjet, i cili mbahet më 11 shkurt në pauzën ndërmjet dy pjesëve të lojës së futbollit amerikan.