Pas tri vitesh mos paraqitje nëpër intervista, rikthehet ish-futbollisti Uliks Emra. Këtë rikthim ai e bënë sonte në emisionin “Talk” ku tregon më shumë për arsyet e këtij vendim, por në përgjithësi edhe për punën e tij në politikë dhe diplomaci.
Përveç kësaj interviste ekskluzive, edicioni i sotëm i emisionit “Talk” sjell edhe rubrikën “Pyetjet e kuqe” me mysafir aktorin Ylber Bardhi. Se si i është përgjigjur ai shumë pyetjeve provokuese, mund ta shikoni sonte.
Gjithashtu, në këtë material do të mund të ndiqni edhe një material në të cilin trajneri i fituesit, Granit Krasniqi, komenton disa nga trupat më fit në estradën shqiptare.
Emisionin “Talk” mund ta shikoni nga ora 20:00.