Është lansuar një triler i ri i filmit të ardhshëm të zhanrit aksion dhe komedi, “Free Guy”, i cili e sjellë aktorin e njohur hollywoodian, Ryan Reynolds, në rolin e një burri i cili e kupton se është personazh dytësor në një videolojë.
Trileri dyminutësh e shfaq personazhin e Reynoldsit, duke ecur nëpër rrugë në botën e videolojës “Free City”. Për një moment atë e shkel treni, por pastaj ringjallet, dhe kështu e kupton se në fakt, ai është një personazh i imagjinuar.
Në film luan edhe aktorja Jodie Comer e njohur për rolin e vrasëses Villanelle në serinë “Killing Eve”, si dhe aktorët Lil Rel Hoëery, Utkarsh Ambudkar dhe Taika Waititi, transmeton Koha.
Me regji të Shawn Levy, filmi pritet të publikohet nëpër kinematë e Britanisë së Madhe në dhjetor të këtij viti, gjashtë muaj pas datës së parë të lansimit, e cila ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.