Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Reynolds në fragmentin e parë për komedinë aksion "Free Guy"

Studioja 20th Century Fox e ka publikuar fragmentin dhe posterin e parë për komedinë aksion më të fundit, në të cilën rolin kryesor e luan Ryan Reynolds.

Me regji të Shawn Levy vjen tregimi për Guy, të cilin e luan Reynolds, bankierin i cili zbulon se ai është thjesht një personazh mbështetës në një videolojë me lojtar nga e gjithë bota, kështu që vendos ta ndryshojë fatin e tij. Në role të tjera përfshihen: Jodie Comer, Joe Keery, Lil Rel Howery, Utkarsh Ambudkar dhe Taika Waititi.

Protagonisti kryesor e ka emrin Guy, ndërsa rutina e tij e përditshme është gjithmonë e njëjtë, ai shkon të punojë në një bankë, banka plaçkitet, ai qëndron larg problemeve, shkruan KOHA Ditore. Një ditë ai vendos që është lodhur nga këto dhe i kundërvihet sulmuesit, dhe i merr syzet e tij dhe zbulon se ai është thjesht një personazh në një videolojë. Por Guy vendos të jetë më shumë se kaq dhe dëshiron ta shpëtojë botën (e tij).

Image

Trileri u prezantua në Brazil në CCXP, versioni i atjeshëm i ComiC-Conit që mbahet në San Diego, dhe është një nga festivalet më të mëdha të kulturës pop në botë që i mbledh njerëzit nga bota e stripave, serialeve televizive, filmave, videolojërave etj.

“Free Guy” do të shfaqet në kinema në fillim të korrikut të vitit të ardhshëm.