Travis Scott po i sjell diçka speciale fansave të tij, derisa përmes Instagramit njoftoi se një bashkëpunim i ri po vjen së shpejti me yjet e muzikës, The Weeknd dhe Bad Bunny.
Kënga besohet se e mbanë titullin “Lollipop”, kjo bazuar në postimin e reperin amerikan. Ndër të tjera, Scott zbuloi se projekti publikohet të enjten mbrëma (20 korrik).
Tommorow night
— TRAVIS SCOTT (@trvisXX) July 19, 2023
La flame Bunny Abel https://t.co/IIqYhdLc86 pic.twitter.com/BUM1MTcPMP
Ylli i hitit “Pick Up the Phone” aktualisht po bëhet gati ta lansojë projektin “Utopia”, që është albumi i tij i parë i incizuar në studio në këto pesë vjetët e fundit. Ai do të jetë në dispozicionin e publikut më 28 korrik dhe vjen pas albumit shumë të suksesshëm, “Astroworld”, i cili debutoi në maje të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”, si dhe i kryesoi toplistat muzikore me hite të tilla si, “Sicko Mode”, “Stargazing” dhe “Carousel”.
Edhe
The Rolling Stones shtyjnë planet për turne, Mick Jagger shpreson për rikthim sa më shpejt
Javën e kaluar, Travis e lajmëroi një transmetim direkt që e feston lansimin e albumit të ri. Ngjarja zë vend në një lokacion të veçantë tek Piramidat e Gizës në Egjipt.
Pas raportimeve se zyrtarët e qeverisë egjiptiane anuluan ngjarjen për shkak se Sindikata Egjiptiane e Profesioneve Muzikore dyshohet se kishte shqetësime për sigurimin dhe mbrojtjen e audiencës, kompania që merren me organizimin e koncerteve “Live Nation” insistoi se ngjarja e transmetimit të drejtpërdrejtë është ende e vendosur të shkojë siç ishte planifikuar.
“Nuk ka pasur ndryshime në shoun Travis Scottit në Egjipt, çdo raportim për të kundërtën është i rremë. Mezi presim ta festojmë albumin ‘Utopia’ me të gjithë ju në Egjipt”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga kompania për revistën “Billboard”.
32-vjeçari Scott është duke e bërë një rikthim të ngadalshëm në skenë, pas aksidentit tragjik në festivalin e tij “Astroword” në nëntor të vitit të kaluar dhe ku mbetën të vdekur 10 persona dhe qindra të tjerë pësuan lëndime. Incidenti në fjalë e ka mbajtur reperin dhe familjen e tij, larg vëmendjes së publikut për ca kohë.
Edhe
Bad Bunny pjesë e filmit “Toy Story 5”
Megjithëse tash e sa kohë në është në lidhje me miliarderen Kylie Jenner, ata vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre dhe së bashku janë të përkushtuat në rritjen e fëmijëve, Stormi dhe Aire.
Përgatiti: Edona Binaku