Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Travis Barker është hospitalizuar

Muzikanti i njohur amerikan, Travis Barker, është hospitalizuar në Los Angeles.

Lajmin e bëri të ditur uebfaqja për të famshëm “TMZ”.

Sipas tyre, Barker i shoqëruar nga gruaja e tij, Kourtney Kardashian, është shtruar në spitalin “West Hills Hospital” në mëngjesin e së martës (28 qershor).

{gallery}

Më vonë, bateristi i rok bendit “Blink-182” u transferua me autoambulancë në spitalin, “Cedars-Sinai Medical Center”. Ende nuk dihet shkaktari i hospitalizimit të Barkerit, apo gjendja e tij aktuale shëndetësore.

Edhe Pas anulimit të turneut, Travis Barker me bashkëshorten shihen duke u larguar nga spitali Showbiz Pas anulimit të turneut, Travis Barker me bashkëshorten shihen duke u larguar nga spitali

Disa orë para se të bëhej i ditur lajmi, Barker e postoi një mesazh në Twitter ku shkruhej: “Zot më shpëto”.

 

 

Nuk është e qartë nëse mesazhi i referohej arsyes për të cilën përfundoi në spital, pasi “Zot më shpëto” titullohet kënga e re e rokerit të cilën e ka realizuar me këngëtarin, Machine Gun Kelly.

Edhe Nervozohet burri i Kourtney Kardashian, ajo dëshiron t'i ndihmojë ish-të dashurit Showbiz Nervozohet burri i Kourtney Kardashian, ajo dëshiron t'i ndihmojë ish-të dashurit

Portali “NME” i ka kontaktuar zëdhënësit e muzikantit të famshëm dhe yllit televiziv, por ata nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë ka ndodhur.

Ky problem i fundit shëndetësor i Travis Barkerit, vjen disa muaj pasi ai dhe Kourtney Kardashian e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, me një ceremoni romantike në Portofino të Italisë në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe familjarëve.