Aktori Ethan Suplee, 43, ka mbetur në kujtesë të publikut kryesisht si Randy në sitcomin e njohur amerikan “My Name is Earl”, dhe ka luajtur në një varg filmash të respektueshëm, por më së shpeshti ka dalë në media gjatë viteve të fundit falë transformimit të madh.
Në pamjen e tij më të keqe, siç thotë ai, peshonte më shumë se 200 kg, ndërsa fotot me të cilat mburret sot në rrjetet sociale tregojnë se aktori është bërë i varur nga palestra, dhe është jashtëzakonisht i kujdesshëm se çfarë ha, ndërsa prioritet i ka ushtrimet, shkruan KOHA Ditore.

Suplee mendoi se me pamjen e tij të re do të fitonte më shumë role, por kjo nuk doli të jetë e vërtetë. Ai i humbi njëqind kilogramë, por edhe disa punë.
Humbja e peshës pothuajse i kushtoi me rolin e rëndësishëm në serialin televiziv ‘Chance’, ku luan me Hugh Laurie. Në kasting ai u shfaq dukshëm më ‘i hollë’, gjë që producentëve nuk u pëlqeu aspak. Ata donin ta angazhonin aktorin, por ashtu siç ai kishte qenë.