Showbiz

Tom Ford dëshiron që djali i tij të rritet me zakone të vjetra

Tom Ford

Tom Ford

Disenjatori Tom Ford, ka thënë se po ndihet shumë më mirë tani që ai dhe djali i tij po jetojnë në Londër, sepse siç ka theksuar ai, djalit i duhet t'i mësojë disa zakone më të vjetra.

Disenjatori që u bë regjisor dhe burri i tij Richard Buckley, patën mirëpritur djalin e tyre në vitin 2012 dhe patën kaluar disa vjet në kryeqytetin e Britanisë para se të zhvendoseshin në Los Angeles, por Ford dhe djali Jack janë rikthyer në Londër këtë vit pas vdekjes së Richardit.

“Gjithmonë kam dashur që ta rrisë djalin në Britani. Ai është rritur këtu deri sa u bë pesë vjeç. U shpërngulëm në Los Angeles në mënyrë që ta kishim afër doktorin e Richardit”, ka thënë ai për The Times.

Ford po mendon se sistemi i edukimit është më i mirë në Britani.

“Mendoj se sistemi i edukimit është ende me të vjetrën këtu, në disa mënyra, por gjithashtu ndihem edhe më i përmbushur dhe se etika e punës e puna e mirëfillte janë ende jashtëzakonisht të rëndësishme. Ndërkohë që më pëlqen shumë Los Angelesi, mendoj se është vend për të jetuar kur njeriu të jetë i rritur”, ka thënë disenjatori.

Ai ka shtuar se mungesa e etikës së punës dhe zakoneve më të vjetra patën filluar të kenë ndikim negativ te djali.

“Kam parë ndryshim të madh tek ai tash që është rikthyer në shkollë në Londër. Më pëlqen Londra, ka pothuajse të njëjtat avantazhe kulturore si New Yorku, ndoshta më shumë. Është vend i qetë, paqësor, ka më shumë gjelbërim.  Është vend i civilizuar dhe më pëlqen humori anglez”, ka thënë tutje ylli.

Ai ka treguar se ka tetë shtëpi, përfshirë një në Londër e një në SHBA, katër prej të cilave janë në shitje.

“Tash jam duke krijuar një jetë të re, në një vend të ri, shtëpi të re dhe gjithçka të re”.

Vitin e kaluar regjisori pati për 52 milionë dollarë amerikanë, pati blerë shtëpinë ku kishte kaluar fëmijërinë, ish-zonja e parë e SHBA-së, Jackie Kennedy.