Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Cruiset i vidhet BMW-ja gjatë xhirimit të filmit

BMW-ja e aktorit hollivudian Tom Cruise u vodh ndërsa ai ishte duke xhiruar një film në Birmingham.

Aktori ka qenë në qytet duke xhiruar pjesën e shtatë në serinë e filmit Mission: Impossible.

Sun pretendoi se vetura e përdorur nga Cruise ishte marrë nga jashtë Grand Hotel me mijëra paund mallra brenda.

Një BMW X7 u vodh nga Church Street të martën dhe u gjet pak kohë më vonë, ka thënë Policia e West Midlands.

Vetura u gjet në Smethwick. Pamjet e kamerave janë duke u shqyrtuar dhe hetimet vazhdojnë.