Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise, thuhet se i ka punësuar disa kolegë të tij të filmit “Mission: Impossible”, pasi që punët u ngushtuan për aktorët përgjatë grevës së Hollywoodit.
Përgjatë kësaj greve u ndal edhe puna për filmin e ri të franshizës “Mission: Impossible”.
Një burim i industrisë së filmit ka thënë për gazetën “The Sun” se aktori kishte kërkuar favor nga kolegu i tij, Simon Pegg, 53-vjeçar, që aktualisht po merret me spotin e “Never going to Give You Up” të Rick Astleyt.
“Tom ka punuar me një pjesë të këtij ekuipazhi në shumë filma kështu që donte të ishte besnik dhe të ndihmonte gjatë kohëve të vështira”, ka thënë burimi. Pasi që Tomi diskutoi për kushtet me Simon dhe Ricky Astley, ai i ka marrë të gjithë për të punuar në video. “Rick është i kënaqur për këtë, sepse ata kanë standarde të larta dhe mund të prodhojnë diçka të jashtëzakonshme”, ka shtuar burimi.
Gazeta “The Sun” shkruan se ky projekt i videoklipit po zhvillohet diku në një vend sekret të Britanisë.
Edhe
Ethan Hawke: Tom Cruise i ka ndryshuar pritshmëritë ndaj aktorëve
Edicioni i ardhshëm i franshizës “Mission Impossible: Dead Reckoning Part Two” qe planifikuar të publikohej në verën e vitit 2024, por xhirimet u ndërprenë për shkak të grevës së madhe në Hollywood.
Aktorët e Hollywoodit gjenden në grevë për shkak të pagave të ulëta dhe moslejimin e përdorimit të inteligjencës artificiale nëpër xhirimin e projekteve filmike. Ata po kërkojnë që të respektohen talentet e tyre e të paguhen më mirë.