Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tom Cruise plagoset gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 6”

Tom Cruise ka bërë një hedhje të rrezikshme gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible 6”, ditën e dielë, dhe përfundoi duke u përplasur me taracën e një ndërtese.

Aktori 55-vjeçar është mbajtur nga një pajisje e posaçme ndërkohë që po bënte këtë hedhje nga një taracë në Londër.

Një video e postuar në rrjetet sociale ka treguar Cruise teksa vuante nga dhimbjet dhe i gjithë stafi eshtë mbledhur rreth tij. Nuk dihet se cili është dëmtimi që ka marrë aktori por xhirimet janë ndërprerë përkohësisht.