Tom Cruise u nda nga Katie Holmes në 2012, por gjithmonë janë në diskutim për vajzën e tyre, Suri.
53-vjeçari ka folur për Sydney Morning mbi të ardhmen e vajzës së tij 11-vjeçare. I pyetur nëse ajo mund të tundohet për tu bërë aktore si prindërit, ai ka thënë: “Nuk i dihet, nuk i dihet kurrë”, duke shtuar se ai është ‘infektuar’ nga aktrimi që në moshë të re.
“Për mua, më pëlqen të bëj filma. Këtë kam bërë gjithë jetën time... është ajo që bëj”, ka thënë ai.
Raportimet e fundit të showbiz thonë se babai i tre fëmijëve, së fundmi ka kaluar mjaft kohë me vajzën e tij. Sipas UsWeekly, për ditëlindjen e tij vitin e kaluar Suri ka fluturuar drejt Anglisë për të kaluar 5 ditë së bashku.
Artikuj të ngjashëm
-
Katie Holms mohon se Tom Cruise ka krijuar fond për vajzën e tyre
-
Vajza e Tom Cruiset bëhet milionere brenda natës
-
Katie Holmes mendon se vajza e saj do të sundojë botën një ditë
-
Katie Holmes ishte shoqëruar me njerëz të panjohur, pas shkurorëzimit nga Tom Cruise
-
Suri Cruise e feston ditëlindjen e 13-të në mënyrë luksoze