Aktorja 41-vjeçare, Katie Holmes, kishte kaluar nëpër një periudhë të vështirë, kur së bashku me vajzën e saj Suri ishin zhvendosur në New York, pas shkurorëzimit të saj nga ylli i filmave “Mission: Impossible”, Tom Cruise, transmeton Koha.
Por, Holmes thotë se do të jetë përherë falënderuese për mirësinë që ia kanë ofruar njerëzit përreth.
“Ato kohëra ishin mjaft të rënda për mua. Isha në qendër të vëmendjes së publikut, por më e keqja unë e kisha dhe një vajzë të vogël. Por, megjithatë kemi kaluar dhe momente qesharake në publik. Shumë njerëz të panjohur u bënë miqtë e mi dhe na kanë ndihmuar shumë. Kjo është gjëja më e veçantë e këtij qyteti,” kishte deklaruar aktorja.
Ndërkaq, duke folur për vajzën e saj 14-vjeçare, Suri, ylli i serisë “Dawson's Creek” tregoi se është shumë krenare për të.
“Unë e dua atë shumë. Qëllimi kryesorë për mua ka qenë ta mësojë të jetë e pavarur. Kam dashur të sigurohem që ajo të jetë 100% vetja, dhe të bëhet një person i fuqishëm, me vetëbesim dhe e aftë për të bërë gjithçka. Jam e lumtur ta shoh se ajo është bërë pikërisht e këtillë, dhe e posedon një etikë të jashtëzakonshme të punës. Suri është një vajzë shumë e fokusuar dhe punëtore në gjithçka që e bënë,” ka përfunduar Holmes.
-
Katie Holmes mendon se vajza e saj do të sundojë botën një ditë
-
Vajza e Tom Cruise dhe Katie Holmes heq mbiemrin e të atit
-
Vajza e Cruiseit dhe Holmesit do të luajë në adaptimin modern të veprës së Shakespeareit
-
Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri
-
Katie Holms mohon se Tom Cruise ka krijuar fond për vajzën e tyre