Tiranë, 30 nëntor – Nata e Bardhë, e kthyer në një festë tradicionale tashmë për kryeqytetin shqiptar çdo 29 Nëntor, është festuar edhe këtë vit nën tingujt e muzikës, dekorit kuq e zi dhe aktiviteteve festive.
Mbrëmja preku kulmin me koncertin e këngëtares skoceze me famë botërore Emili Sande’, e cila mblodhi në sheshin “Skënderbej” me mijëra qytetarë, të cilët festuan nën tingujt e këngëve të saj më të njohura “My kind of love” dhe “Read all about it”.
Por, kryeqyteti rezervoi edhe shumë aktivitete të tjera kulturore.
Kështu në Hollin e Teatrit të Kukullave u hap ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Clirimit.
Ndërsa Qendra Kombëtare e Kulturës organizoi një koncert festiv me programacion të zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke iu përshtatur tematikës së kësaj dite.
Edhe
Emeli Sande performon në Tiranë
Ishin katër shfaqje teatrore për femijë ”Kësulëkuqja”, ”Qeni që nuk dinte të lehte”, ”Kush është fajtori” dhe ”Princesha Teutë”.
Në vazhdim u shfaqën edhe filma për fëmijë, të huaj dhe shqiptarë si ”Mimoza llastica”, ”Një gjeneral kapet rob” e tjerë.
Në Teatrin Kombëtar u dhanë shfaqet “Mashtrimi” dhe “Plako t’majt e jotja” nga Gent Hazizi.
Ndërkohë edhe Cirku Kombëtar rezervoi shfaqje gjatë gjithë kohës për qytetarët me program me numra të përzgjedhur.
Tek Galeria Kombëtare e Arteve u çel ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova Zeni Ballazhi.
Edhe
“Sounds of Albania” në New York me dialog mbarëkombëtar për identitet
Gjithashtu u çel një ekspozitë e artistes gjermane Rosamarie Trocker dhe ekspozita e artistit britanik Grayson Perry.
Ndërsa Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit gjatë gjithë mbrëmjes qëndroi i hapur për vizitorët, të cilët mundën të bënin foto në ambjentet e AQSHF-së, vizitë në ambjentet e punës, biseda me stafin e tjerë.
Ndërsa u shfaqën edhe filmat “Lule të kuqe, lule të zeza” një film i vitit 2003 nga Mevlan Shanaj.
Gjithashtu u zhvillua një bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste, dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit.
Ndërsa më pas u shfaq filmi ”Çatia” i regjisorit italian Vittoria De Sica, i vitit 1955.
Edhe
Elezi dhe La Luz midis klasikes dhe elektronikes në hapje të Garës së Kompozitorëve
Gjithashtu aktivitete dhe panaire u zhvilluan edhe në zonat pedonale dhe sheshin ”Nënë Tereza”.
{gallery}