Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Thirrje për bojkotimin e “Mulanit”

Rimejku nga “Disney” i filmit të animuar, “Mulan”, është duke u përballur me thirrje për bojkotim, pasi që ylli i tij ka shprehur përkrahje për forcën policore të Hong-Kongut.

Aktorja kineze, Liu Yifei, qytetare e natyralizuar e SHBA-së e ka ripostuar një koment pro-policisë në platformën kineze, “Weibo”.

Hong-Kongu përballet me protesta, nganjëherë të dhunshme, pro demokracisë, tashmë dhjetë javë. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe OKB-ja e kanë akuzuar policinë për përdorim të dhunës, shkruan “Koha Ditore”.

Liu e ka shpërndarë në “Weibo” një postim të gazetës shtetërore kineze, “People’s Daily”, në të cilën shkruante (në kinezishte): “Edhe unë përkrah policinë e Hong-Kongut. Mund të më rrihni tani”.

Citati thuhej të ishte i një gazetari të gazetës shtetërore, “Global Times”, që ishte sulmuar prej protestuesve në aeroportin e Hong-Kongut në fillim të javës, pasi që ishte akuzuar se ishte agjent sekret policor.

Ajo ka fituar përkrahje të madhe në platformë, që shpesh i nënshtrohet censurës.

Por në Twitter, i cili ndalohet në Kinë, hashtagu #BoycottMulan ka nisur të marrë përkrahje.

Përdoruesit e këtij rrjeti social e kanë akuzuar aktoren se është duke e mbështetur brutalitetin policor, duke i theksuar në të njëjtën kohë liritë që i gëzon ajo si qytetare amerikane.

Artikuj të ngjashëm