Ylli televiziv, Dwayne Jonson, që njihet me nofkën The Rock, ka thënë se po dëshiron ta dijë se kush e ofendoi kolegen e tij, aktoren Rebecca Ferguson, të cilët ai e quan “engjëll mbrojtës”.
Deklarata e tij vjen pasi aktorja ka treguar në një podcast rreth traumës që përjetoi gjatë xhirimit të një projekti filmik pasi një nga bashkëpunëtorët i bërtiti asaj dhe e ofendoi në mënyrë të pa pranueshme. Ajo nuk ka përmendur asnjë emër, ndërkohë që e ka quajtur “idiot” këtë person.
The Rock, i cili përkrah Rebeccas ka luajtur në filmin “Hercules”, ka komentuar në videon e intervistës së saj që bëri në emisionin “Reign With Josh Smith”.
“E urrej të shoh këtë, por më pëlqen që Rebecca ngritin zërin. Ajo është engjëlli im mbrojtës i dërguar nga parajsa në xhirimet që i kemi bërë bashkë, e dua këtë grua. Dua të di se kush e ka bërë këtë”, ka shkruar ylli.
Ndërkohë Rebecca në emision ka thënë personi që i ka bërtitur përgjatë xhirimeve, nuk ishte i/e sigurt në vetvete dhe ishte shumë i/e nevrikosur sepse nuk mund të nxirrte skenat e duhura.
“Mendoj se jam ndjerë shumë jorehat dhe ai më bërtiti. Por për shkak se ky person ka qenë numri një në atë projekt, nuk kam pasur mbrojtje nga askush ndërkohë që qaja derisa dilja nga shesh-xhirimi”, ka thënë Rebecca.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se ky person, i cili sipas saj i ka thënë fjali të tilla si “me këtë duhet të punojë?” dhe “Ti e quan veten aktore”, nuk ka qenë ylli Tom Cruise, as aktori Hough Jamckman, me të cilët ka luajtur në filmin “Mission Impossible”.
Aktorja gjithashtu ka treguar se një ditë më pas i është kundërvënë këtij personi dhe i ka thënë që të dilte nga shesh-xhirimi i saj, duke thënë se pas konfrontimit gjërat u qetësuan.