Showbiz

‘The Office’ do të jetë pjesë e shërbimit streaming ”Peacock” të NBCUniversal në 2020

Kompania “NBCUniversal” e Comcast Corp shërbimin e vet të ardhshëm streaming do ta emërtojë "Peacock", duke e ofruar një listë të gjerë të përmbajtjes origjinale, duke përfshirë "Dr. Death" në të cilin luan fituesi i çmimit Emmy dhe Golden Globe, Alec Baldwin, deklaroi kompania të martën.

Shërbimi Peacock, i cili gjithashtu do t’i ofrojë sitcomët klasikë si "The Office" dhe "Parks and Recreation", është planifikuar të lansohet në vitin 2020, tha NBCUniversal, shkruan KOHA Ditore. Kompania e zotëron rrjetin tradicional televiziv NBC, logoja e të cilit e përmban një pallua (nga ang. – peacock).

Shërbimi do të konkurrojë me gjigantin e streamingut Netflix Inc dhe shërbimin e ardhshëm për streaming të Walt Disney Co, Disney+, si dhe me opsione të tjera të abonimeve digjitale ndërkohë që kompanitë tradicionale të mediave po kërkojnë të tërheqin shikues në internet.

Detajet mbi çmimet dhe distribuimin do të paralajmërohen ndërkohë që afrohet lansimi, tha kompania mediatike.

Image

Reuters kishte raportuar në janar se një version pa reklama i shërbimit NBC do të jetë në dispozicion për të njëjtin çmim si videoshërbimet e tjera abonuese.

“Peacock” gjithashtu do të ketë seri të tjera siç është rebooti i "Battlestar Galactica" dhe komedia origjinale "Rutherford Falls", deklaroi kompania.