Hit-seria dramë post-apokaliptike “The 100” do të përfundojë pas sezonit të shtatë në vitin 2020, njoftoi të dielën krijuesi i serisë në Twitter.
"Derisa finalja e sezonit 6 të serisë ‘The 100’ është vetëm disa ditë larg, kam lajme të hidhura por edhe të gëzuara: Sezoni 7 do të jetë edhe i fundit," shkruan Jason Rothenberg në postim, shkruan KOHA Ditore. "I jemi përjetësisht mirënjohës WB & CW që gjithmonë na mundësuan ta tregojmë tregimin tonë në mënyrën se si duam dhe për ta përfunduar serialin sipas dëshirave tona. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm!”

I bazuar lirshëm në romanet fanta-shkencore për të rinjtë e rritur nga Kass Morgan, në seri luajnë Eliza Taylor, Paige Turco, Bob Morley dhe Marie Avgeropoulos.
Seria transmetohet në The CW dhe është gjithashtu në dispozicion në Netflix në Kanada.
-
“Emily in Paris” përfundon pas sezonit të gjashtë
-
Kristin Davis shpreson që “Sex and the City” të vazhdojë edhe pas përfundimit të serialit
-
Netflixi nis transmetimit e sezonit final të “Stranger Things”
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
-
“Voicemails for Isabelle”, komedia e re romantike e Netflixit