Vazhdimi i “White Chicks” është duke u përgatitur, sipas aktorit Terry Crews.
Ylli i “Brooklyn Nine-Nine” foli për hit-komedinë e vitit 2004 gjatë një paraqitjeje në Watch What Happens Live, dhe kur u pyet nga prezantuesi Andy Cohen nëse kishte dëgjuar ndonjë gjë për vazhdimin, Crew e pranoi se është një në zhvillim.

"E di çfarë? Unë në fakt bisedova me (kolegun) Shawn (Wayans), dhe ai tha se 'po e bëjmë, po e fillojmë".
Wayans dhe vëllai i tij Marlon luajtën në film dhe e kanë shkruar bashkë, ku gjithashtu luan edhe luan Busy Philipps, shkruan KOHA Ditore.
"Kam qëndruar në formë vetëm për atë film," shtoi Crews, i cili e luajti lojtarin e basketbollit Latrell Spencer në film. "Kam ushtruar për 15 vjet që të mundë ta bëjmë White Chicks 2."
Edhe
Bradley Cooper vjen për të tretën herë si regjisor me “Is This Thing On?”
Marlon Wayans diskutoi më parë për një vazhdim të mundshëm gjatë një paraqitjeje në TRL të MTV-së, duke deklaruar: "Ka pasur disa thashetheme se po ndodh dhe shumë njerëz duan që ne ta bëjmë atë, kështu që unë dhe vëllezërit e mi kemi folur për këtë".
Në prill Philipps e organizoi një miniribashkim të White Chicks në emisionin e saj, Busy Tonight, duke i rekrutuar koleget Jaime King, Brittany Daniel dhe Jessica Cauffiel për ta rikrijuar një skenë vallëzimi nga filmi.