Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Bradly Cooper ka treguar një nga momentet që ia ka ndryshuar pikëpamjet e karrierës së tij.
Ai në një bisedë me kolegët e tij ka treguar për përvojën e tij gjatë incizimit të filmit “Wedding Crashers”.
“Deri atëherë po e jepja më të mirën nga vetja në mënyrë që të mos bëja gabime, por ku po e shikoja aktorin Vince Vaughn të shkatërronte skenën, e më pas të bënte edhe njëherë nga fillimi pjesën e tij, në sy të të gjithëve me dështime të njëpasnjëshme të një skene, gatishmëria e tij të fillojë prapë nga fillimi më ka fascinuar”, ka thënë Cooper.
Aktori ka thënë ky ishte momenti kur e kuptoi se nuk ka problem nëse gabon dhe e përsëritë edhe njëherë skenën. Atij i është dukur madhështor kolegu i tij Vince pasi provonte pa ndalur të realizonte një skenë, dhe nuk i vinte turp prej gabimeve, përkundrazi sipas tij, ai bënte prapë gabime dhe ishte në rregull.
Cooper në këtë film të zhanrit komedi luan në rolin Sack Lodge, të dashurit shpirtkeq të protagonistes kryesore të filmit Claire, rolin e të cilës e luan aktorja Rachel McAdams.
Edhe
Bradly Cooper i gatshëm edhe për një pjesë tjetër të filmit “The Hangover”
Filmi “Wedding Crashers” që është shkruar nga Vince Voughn dhe Owen Wilson, arriti të fitojë 288 milionë dollarë në arkat filmike në mbarë botën dhe u bë ndër filmat më të rekomandueshëm për t’u shikuar në vitet 2000.
Katër vjet më vonë Cooper luajti një ndër rolet më ikonike të karrierës së tij në filmin “The Hangover”, i cili u bë një ndër filmat më të shikuar të zhanrit komedi të të gjitha kohërave. Triologjia arriti të fitojë 1.4 miliardë dollarë në arkat filmike.