Showbiz

Tepihu i kuq i “Emmys” dominohet nga “Armani”, Bardem përkrah palestinezët e Ora shkëlqen me “MiuMiu”

Taika Waititi dhe Rita Ora, në tepihun e kuq të ceremonisë së 77-të "Emmy Awards"

Taika Waititi dhe Rita Ora, në tepihun e kuq të ceremonisë së 77-të "Emmy Awards"

Foto: Associated Press

Mbrëmja më e madhe e televizionit, ceremonia e 77-të e Primetime Emmy Awards, e cila u mbajt të dielën në “Peacock Theater” në Los Angeles, solli fitues të mëdhenjë, emocione e surpriza.

Një pjesë e madhe e mediave ndërkombëtare kanë shkruar për veshjet që e karakterizuan tepihun e kuq të ceremonisë.

Ajo është dominuar nga veshjet me gurë e shkëlqim, kryesisht me ngjyrë të zezë nga brendet e disenjatorit tashmë të ndjerë, Giorgio Armani.

Por vëmendje të madhe për veshjen mori aktori Javier Bardem.

Ai ka parakaluar në tepih të kuq me shall “keffiyeh”, duke shprehur mbështetjen e tij për kauzën “Film Workers for Palestine”.

“Nuk mund të punoj me dikë që arsyeton apo mbështet gjenocidin”, ka thënë ai duke folur për gazetarin Marc Malkin të Variety

Ai ka shtuar se po e denoncon gjenocidin që po ndodh në Gazë.

“Po flas për IAGS-in, Shoqatën Ndërkombëtare të Studiuesve të Gjenocidit, e cila studion në mënyrë të thelluar gjenocidet dhe ka shpallur se bëhet fjalë për një gjenocid. Prandaj ne kërkojmë një bllokadë tregtare e diplomatike dhe gjithashtu sanksione ndaj Izraelit për ta ndalur këtë gjenocid. Liri për Palestinën”, ka thënë tutje Bardem.

Javier Bardem ka thënë  se “nuk mund të punoj me dikë që justifikon apo mbështet gjenocidin”.

Tepihu i kuq i kësaj ceremonia është dominuar  nga veshjet e me gurë e shkëlqim, kryesisht me ngjyrë të zezë nga brendet e disenjatorit tashmë të ndjerë, Giorgio Armani, “Armani Prive”.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, me bashkëshortin e saj,  regjisorin e mirënjohur, Taika Waititi.

Taika Waititi dhe Rita Ora

Revista prestigjioze InStyle ka shkruar se Ora dukej sikur të ishte një tjetër person. Këngëtarja ka shkëlqyer me flokët bionde, të cilat i kishte stiluar me balluke e i kishte kapur prapa. Ajo kishte veshur një fustan të mëndafshtë me ngjyrë të verdhë, i cili ishte i zbukuruar me shirita të bardhë  nga  brendi i njohur “MiuMiu” të cilin e kishte kombinuar me çantë nga po i njëjti brend.

Edhe Waititi është vlerësuar për dukjen. Ai kishte veshur kostum të bardhë më shkëlqim, të cilin e kishte kombinuar me fjongo ngjyrë hiri e këpucë të zeza.

Rita Ora, Taika Waititi dhe Cate Blanchett

Një tjetër çift, që Instyle e ka vlerësuar për dukjen, ishte producenti Benny Blanco dhe e fejuara e tij, aktorja e njohur Selena Gomez. 
Blanco kishte veshur kostum të zi, të cilin e kishte kombinuar me këmishë po ashtu të zezë me gurë e shkëlqim, kurse Gomez kishte veshur fustan të gjatë të kuq nga brendi “Louis Vuitton”.

Selena Gomez dhe Benny Blanco

Ndërkohë The Guardian ka shkruar se yjet e veshur më së miri ishin, Jenna Ortega, Sidney Sweeney e Cate Blanchett.

Blanchet kishte veshur një kostum njëpjesësh të zi, i cili te jaka ishte i zbukuruar me xixa e shkëlqim më ngjyrë argjendi, nga brendi i disenjatorit Giorgio Armani, “Armani Prive”.

Cate Blanchett

Aktorja Erin Doherty kishte veshur një fustan të gjatë e të fryrë, i cili ishte tërësisht i punuar  me gurë të zinj nga brendi “Louis Vuitton”.

Erin Dohety

Ylli 15 vjeçar, i serialit “Adolescence”, Owen Cooper, është vlerësuar po ashtu për dukjen me kostum klasik të zi, të cilin e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë.

Owen Cooper

Fituesi i çmimit “Emmy”, aktori Seth Rogan, kishte veshur kostum kadifeje me ngjyrë çokollate nga brendi  “Etro”.

Seth Rogan

Sipas The Guardian, nuk dihej, nëse aktorja Jenna Ortega, ka veshur një bluzë tërësisht të krijuar nga gurët, apo thjesht ishte një qafore tepër e madhe, të cilën e kishte kombinuar me një fund të gjatë të zi, nga brendi “Givenchy”.

Një tjetër veshje interesante, u vlerësua të jetë ajo që kishte veshur ylli i Kpop, Lisa. Ajo në tepihun e kuq kishte veshur  një fustan, i cili ishte punuar me shumë shirita transparent  me ngjyrë rozë, nga brendi “Lever Couture”.

Lisa

Ylli i serialit “The Bear”, Molly Gordon, kishte veshur  një fustan me shirita bardh e zi, nga “Armani”.

Molly Gordon

Ylli Colman Domingo, ka shkëlqyer me veshje nga brendi “Valentino”.

Colman Domingo

Aktorja Keri Russell, nga seriali “The Diplomat”, në tepih të kuq u shfaq po ashtu me fustan të zi nga “Armani Prive”.

Keri Russell

Edhe aktorja Julie Louis Deeyfus është shfaqur me fustan të zi nga brendi “Armani”.

Me këtë brend, në nderim të disenjatorit të ndjerë, është veshur edhe aktorja Kristen Bell. Njëjtë ka vepruar edhe aktorja Anna Sawai, më një fustan të zi, tërësisht të dekoruar me sedefe.

Anna Sawai

Aktori i serialit “The White Lotus”, Jason Isaacs po ashtu ishte veshur me kostum tërësisht të zi nga “Armani”.

Town and Country Magazine ka shkruar se një fustan transparent me sedefe e gurë nga “Armani” e kishte veshur aktorja Justine Lupe.

Justine Lupe