EBU (European Broadcasting Union), me seli në Grand-Saconnix zviceran e ka gjobitur televizionin shtetëror të Islandës për shkak të bendit “Hatari”, i cili në Eurovizionin e 64-të në Tel Aviv e valoi flamurin e Palestinës.
Euronews ka raportuar se EBU e ka gjobitur televizionin për shkak të përfaqësuesit të Islandës i cili gjatë garës në Tel Aviv e ka shpalosur flamurin palestinez, raporton Anadolu.
EBU konsideron se kjo procedurë është në kundërshtim me rregullat që e ndalojnë shfaqjen e mesazheve politike.
Nga ana tjetër, portali Escxtra raportoi se EBU e ka gjobitur televizionin islandez me 5,000 euro, që është gjoba minimale e shqiptuar nga unioni, shkruan KOHA Ditore.
Anëtarët e bendit Hatari gjatë leximit të rezultateve të garës e shpalosën dhe valëvitën flamurin palestinez, gjë që provokoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe
Islandezët mund të gjobiten për shkak të valëvitjes së flamurit palestinez në “Eurosong”
Hatari përfundoi në vendin e dhjetë me 232 pikë, që ishte rezultati më i mirë i Islandës që nga viti 2009.
Në finalen e Eurovisionit të 64-të interpretuan përfaqësues të 26 vendeve, ndërsa fitoi Duncan Laurence nga Holanda, raporton Al Jazeera.