Të pasurit sindromën e mashtrimit nuk do të thotë se është diçka negative. Shumica e njerëzve inteligjentë, ambiciozë dhe punëtorë, zakonisht e përjetojnë këtë sindromë në një pikë të karrierës së tyre.
Ndonjëherë, të gjithë ballafaqohemi me ndjenjën se po mashtrojmë. Se ne nuk i meritojmë vërtet sukseset që i arrijmë me shumë punë dhe mund. Por me sa duket, kjo është një ndjenjë e zakonshme mes njerëzve të arritur, pra frika për t'u ekspozuar, se nuk e meritojnë suksesi, nuk jeni aq të mirë sa të tjerët dhe mund të zbulohet në çdo moment.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSindroma e mashtrimit apo në gjuhën angleze e njohur si, “Imposter Syndrome”, ka ekzistuar që nga viti 1978 kur akademikët e Universitetit Shtetëror të Georgias e identifikuan një fenomen ku gratë e suksesshme kishin nivele të larta të dyshimit për veten. Në të vërtetë, është më e zakonshme për gratë, veçanërisht për ato me arritje të larta.
Në të vërtetë, psikologët në fillim të viteve ‘80 zbuluan se pothuajse 2 në çdo 5 njerëz të suksesshëm përjetuan ‘sindromën e mashtrimit’, përfshirë këtu personalitete të famshme si, skenaristi Chuck Lorre, shkrimtari bestseller Neil Gaiman, komediani Tommy Cooper, aktori Tom Hanks, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të SHBA-s, Sonia Sotomayor, këngëtarja Lady, aktorja dhe ambasadorja e OKB-së, Emma Watson dhe të tjerë.
Edhe shkencëtari Albert Einstein madje mund të ketë vuajtur nga kjo sindromë në vjetët e fundit të jetës së tij. Besohet se një muaj para vdekjes ai i kishte thënë një mikut të afërt se, “vlerësimi i ekzagjeruar që i bëhet punës së jetës time më bën të ndihem keq. Ndihem i detyruar ta mendoj veten si një mashtrues të pavullnetshëm”, kishte deklaruar Einstein.
Përfundimisht, një pjesë e madhe e njerëzve të suksesshëm frikësohen se konsiderohen si mashtrues nga të tjerët, por njerëzit e suksesshëm zakonisht e tejkalojnë këtë fenomen psikik.