Tayna është një tjetër këngëtare që në Ditën e të Dashuruarve ka vendosur t'i gëzojë fansat e saj me një videoprojekt muzikor.
"Merri" është publikuar në platformat muzikore dhe është një këngë dedikuar dashurisë ndaj vetes, apo një personi tjetër.
"Këtë këngë ia kam dedikuar vetes sime më të lartë, por ajo mund t'i dedikohet edhe një personi që e dashuroni, sepse është me dy kuptime. Shpresoj do t'ju pëlqejë aq sa më pëlqen mua, sepse e kam krijuar në frekuenca shëruese", shpjegon rep-artistja përmes një postimi në Instagramin e saj.
Tayna është mjaft kreative në të gjitha projektet e saj, që shpesh vijnë me mesazhe personale dhe të bukura.
Artikuj të ngjashëm