Këngëtarja Tayna ka paralajmëruar projekt të ri muzikor. Ai pritet të publikohet më 30 dhjetor duke përmbyllur kështu më sukses edhe një vit tjetër të këngëtares.
Artistja, këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se kënga quhet “Pijetore”.
Si çdo këngë tjetër e Taynës edhe kjo është punuar nga producenti i saj Cricket. Edhe projekti i fundit që ka publikuar këngëtarja ishte në bashkëpunim me Cricket.
Në videon e publikuar, Tayna shfaqet më ndryshe se zakonisht, me plot stil dhe shumë e bukur.