Ajo cilësohet si një ndër këngëtaret që ka bërë më së shumti bujë për një periudhë shumë të shkurtër të prezencës në tregun muzikor.
Rep-artistja Tayna që identifikohet me zhanrin e muzikës Hip & Hop dhe RnB pas suksesit me projektet muzikore “Columbiana” dhe “Shqipe” e ka bërë për vete një audiencë të madhe.
Tekstet e këngëve të rep këngëtares janë pasqyrim i realitetit dhe të temave më aktuale të momentit.
Gjatë sezones së verës agjenda e Taynës është shumë më e ngarkuar se zakonisht. Ajo flet sesa po arrin ta balancojë jetën private me atë profesionale.
Sa i përket këngës “Kce” vëmendjen na kanë tërhequr vajzat e shumta që shihen rreth saj në videoklip.
Por pas “Calientes” a është Tayna duke punuar sërish në këngë të reja ?
Edhe
Tayna publikon këngën e re “Ring Ring”
“Ring Ring” është një këngë shumë personale e reperes në të cilën është munduar ta shpërfaq një anë krejtësisht ndryshe.
Rep-artistja tashmë ka nënshkruar kontratën një vjeçare me brendin Prince Instant. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ku do të xhirohen gjashtë reklama, Tayna të mërkurën e ka mbajtur edhe një konferencë të shkurtër për media në të cilën është konfirmuar se ajo do të jetë imazhi i ri i “Princit”.