Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna, sot feston ditëlindjen e 26-të.
Ajo e postoi një video në “InstaStory” të përcjellë me një mesazh emocionues drejtuar adhuruesve të saj.
“Faleminderit të gjithë fansave të mi që më dhurojnë aq shumë dashuri çdo ditë të jetës time. Ju vlerësojë shumë. Ju jeni dhurata më e mirë për mua”.
Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, u lind në vitin 1996 në Prizren. Ajo shquhet si një nga reperet më të suksesshme shqiptare, me krijimin e shumë hiteve muzikore si: “Qe qe”, “Tequila”, “S’du me ni”, “Magdalena”, “Doruntina”, “Ring Ring”, “Sicko”, “Kce”, “Aje”, “Fake”, “Pijetore” dhe të tjerë.
Debutimin në skenë, Tayna e shënoi në vitin 2018 me këngën “Columbiana” në bashkëpunim me reperin Don Phenom, kurse videoprojekti i saj i fundit muzikor është “Teket”, që i numëron më shumë se 17 milionë dollarë në platformën YouTube.
-
Tayna i jep ritëm, "Sunny Hilli" është plot
-
Rihanna i rikthehet skenës gjatë koncertit të Jay-Z
-
Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”
-
Teyana Taylor, Clipse e Kendrick Lamar ndër fituesit kryesor të çmimeve “BET”
-
Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë