Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift së shpejti lanson këngën e re

Këngëtarja e famshme nga Amerika, Taylor Swift, paralajmëron se së shpejti do të lansojë këngën e re nga albumi i saj i ardhshëm “Reputation”.

Pas lansimit të këngës që ka thyer rekordet, “Look What You Made Me Do”, javën e kaluar, këngëtarja paralajmëron këngën e re të titulluar “Ready For It”, transmeton Koha.net. Ajo për këtë këngë është frymëzuar nga ndeshja e futbollit amerikan që zhvillohet mes kolegjeve amerikane, në këtë rast mes Alabamës dhe Florida State, e cila është zhvilluar të shtunën mbrëma, më 2 shtator.

27 vjeçarja ka paralajmëruar këngën e re përmes një postimi në Instagram, duke postuar detajet e ndeshjes dhe hashtagun #ReadyForIt.

Image

Për më tepër, shikoni trailerin e ndeshjes në sfond me këngën “Ready For It” nga albumi “Reputation”.

 


 

Artikuj të ngjashëm