Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift merr një dhuratë të veçantë

Pronarët e klubit të futbollit amerikan “The Kensas City Chiefs” i kanë bërë dhuratë për ditëlindje një çantë në formë mikrofoni me shumë gurë me shkëlqim këngëtares më famë botërore, Taylor Swift, raporton People.

Pjesëtar i këtij klubi është i dashuri i këngëtares, Travis Kelce.

Në ditëlindjen e Taylor, gruaja e pronarit të “Chefs” Clark Hunt, Tavia dhe vajza e tyre Gracie postuan fotografi me yllin e popit duke mbajtur një kuti dhuratash ku shkruhej “To Taylor, from the Hunt family” (Për Taylorin, nga familja Hunt) dhe përmbajtja e saj tani është zbuluar.

Ishte një çante dore në forme mikrofoni nga disenjatorja Judith Leiber Couture.

Këtë e ka bërë të ditur Gracie, përmes një postimi në Instagram ku ajo falënderoi blerësin personal që kishte gjetur “dhuratën perfekte” duke postuar një figurë të një mikrofoni dhe disa yje.

Edhe Taylor Swift dëshiron të ketë fëmijë Showbiz Taylor Swift dëshiron të ketë fëmijë

Judith Leiber Couture është e njohur për aksesorët e saj të frymëzuara nga gjërat e jetës reale.