Kantautorja e njohur amerikane, Taylor Swift, e pranoi se është ndier jashtëzakonisht e lumtur për faktin se, Beyonce, e ndoqi premierën e filmit të saj koncertal “Taylor Swift: The Eras Tour”.
Swifti e shënoi premierën hollywoodiane të këtij projekti në teatrin “The Grove” në Los Angeles, dhe u emocionua jashtë mase kur kuptoi se ikona e muzikës, Beyonce, ishte në mesin e mysafirëve që parakaluan mbi qilim të kuq. Kjo për faktin se ylli i hitit “Formation” e ka pasur një ndikim të madh tek Taylor, si person dhe artiste.
“Ajo më ka mësuar mua dhe çdo artist këtu të thyejmë rregullat dhe të sfidojmë normat e industrisë. Ajo e ka një shpirt bujar. Është një grua e shkathët dhe diverse. Ajo ka qenë një dritë udhërrëfyese gjatë gjithë karrierës sime dhe fakti që Beyonce u shfaq sonte në premierë, ishte si një përrallë e vërtetë për mua”, deklaroi Swift përmes një postimi në Instagram.
Yjet e tjerë që u shfaqën në premierë për ta përkrahur këngëtaren 33-vjeçare ishin, Maren Morris, Adam Sandler, Flavor Flav dhe aktori Simu Liu bashkë me gruan e tij, Allison Hsu.
Në muajin gusht, Taylor e bëri të ditur lajmin rreth lansimit të këtij filmi me ç’rast tregoi se turneu, “Eras Tour”, ka qenë përvoja më kuptimplotë në jetën e saj dhe deklaroi se mezi pret që projekti me prapaskenat e koncerteve, të shfaqet për fansat e saj anembanë botës.
Ai u xhirua gjatë tre netëve të para që Taylor performoi në stadiumin “SoFi” të Kalifornisë dhe vjen me regji të, Sam Wrench, i cili në të kaluarën e ka bërë regjinë e filmave të këngëtareve, Billie Eilish dhe Lizzo.
Edhe
Taylor Swift pas koncerteve traumatike të turneut “Eras Tour”: Doja të zhdukesha
“Taylor Swift: The Eras Tour” është prodhuar në mënyrë të pavarur nga “Taylor Swift Productions” dhe zgjatë gjithsej 165 minuta. Ai tashmë është në dispozicionin e publikut, pasi po shfaqet në më shumë se 100 shtete të botës.
Përgatiti: Edona Binaku