Showbiz

“Tail Light”, kënga e re nga rock-grupi “Sytë”

20 vjeçarja, Nita Kraja, këngëtarja e grupit “Sytë”, sot në emisionin Express të KTV-së foli për gjithë rrugëtimin muzikor të këtij rock-grupi.

I gjithë shkaku pse grupi sot është bashkë, është në fakt lidhja mes Nitës dhe Drinit, anëtarit tjetër të grupit.

Nita, si 16 vjeçare, ndonëse jetonte me familjen në SHBA kishte ardhur për vizitë gjatë verës në Kosovë, dhe nga lidhja që krijoi me Drinin vendosi që e ardhmja e saj të vazhdojë në Kosovë dhe me “Sytë”.

Së fundmi, ata kanë publikuar këngën “Tail Light”, bashkë me një videokliop, i cili vjen i realizuar në mënyrë krejt të veçantë... si animacion.

Ajo bëri të ditur se do të fillojnë një turne në vende të ndryshme të Evropës.

Për më tepër, dëgjoni bisedën në studio në videon më poshtë.