Dashuria e Taika Waititit dhe Rita Orës është vulosur me ngjyrë.
Regjisori i shpërblyer me “Oscar” së fundmi e zbuloi tatuazhin e ri, që besohet se i dedikohet gruas së tij të dashur.
Ylli nga Zelanda e Re dhe pop-këngëtarja me prejardhje kosovare, më në fund e kanë konfirmuar lajmin e martesës dhe tani, Waititi, e zbuloi një dedikim të përhershëm për gruan e tij, që është shkronja “R” të cilën ai e ka bërë tatuazh në dorë.
{gallery}
Filmbërësi 47-vjeçar ka zgjedhur që fotografinë e postuar në rrjete sociale ta shoqërojë me një mbishkrim në formë të humorit, duke shkruar: “E dashuroj sportin Ragbi”.
Megjithëkëtë, të gjithë personat që e njohin atë dhe sensin e tij të humorit, e kanë kuptuar që në fakt ky tatuazh e nderon këngëtaren Ora, pasi është shkronja e parë e emrit të saj.
Edhe
Shtohen spekulimet për martesën e Rita Orës me Taika Waititin
Është e paqartë nëse Rita ka në plan t’ia kthejë favorin duke bërë një tatuazh me emrin e bashkëshortit, por ajo here pas here bënë dedikime për të në paraqitjet e saj publike, së fundmi ajo e nderoi Taikan me manikyrin e saj, duke treguar thonjtë e zinj të stilit gotik ku në dy prej gishtave kishte vendosur shkronjat “T” dhe “R”.
Po ashtu për herë të pare, ylli i hitit “You Only Love Me” e zbuloi unazën e martesës në emisionin “The Tonight Show”. Me një gur të madh të gjelbër dhe gur të vegjël prej diamanti përreth, unaza e këngëtares është shumë unike dhe besohet se ka një vlerë prej 500 mijë dollarësh.