Showbiz

“Taboo”, serial i ri televiziv në KTV

Nga 22 korriku, çdo të shtunë me fillim prej orës 22:15 keni mundësi të ndiqni serialin më të ri në Kohavision, “Taboo”.

Bëhet fjalë për sezonin e parë të serialit. Ai përmban tetë episode.

Aventurieri James Keziah Delaney, që besohej prej kohësh të ishte i vdekur, kthehet në shtëpi në Londër nga Afrika më 1814, për të trashëguar perandorinë e anijeve

Në serial, aventurieri James Keziah Delaney, kthehet në Londër gjatë luftës së 1812-s për ta rindërtuar perandorinë e anijeve, të babait të tij të ndjerë. Megjithatë përballet me armiq që synojnë t’ia vështirësojnë qasjen në trashëgimi.

Në rolin kryesor është superylli Tom Hardy.