Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sylvester Stallone i lutet producentit të Rockyt t’ia kthejë të drejtat

Sylvester Stallone “ka goditur” producentin e Rockyt, Irwin Winkler, në një postim në Instagram, duke i kërkuar regjisorit të dorëzojë të drejtat e ekskluzivitetit në mënyrë që t’ua kalojë ato fëmijëve të tij.

Aktori e ka shkruar dhe luajti në filmin e njohur të boksit të vitit 1976, si dhe në vazhdimet e tij, por ai pretendon se të drejtat e filmit janë kontrolluar nga Irwin për 46 vjet dhe ai dëshiron që ato t’i dorëzohen atij në mënyrë që ai t'ia kalojë djalit të tij dhe tri vajzave.

Ai e bëri kërkesën në një postim në Instagram, të cilin e ndau së bashku me një portret të Winklerit. Stallone shkroi: “Një portret shumë lajkatar i producentit të Madh Rocky/ Creed, Irwin Winkler, nga një prej artistëve më të mëdhenj të vendit”.

“Pasi Irwin e ka kontrolluar Rockyn për më shumë se 47 vjet dhe tani Creedin, me të vërtetë do të doja të kisha të paktën pak çfarë është mbetur nga të drejtat e mia, t’ua kalojë fëmijëve të mi - besoj se kjo do të ishte gjest i drejtë nga ky zotëri 93-vjeçar?…”, ka shtuar ai më pas.

Stallone vazhdoi ta pranojë se mosmarrëveshja mbi të drejtat e filmit është “e dhimbshme”, por ai dëshiron të lërë diçka për fëmijët e tij.

Edhe Sylvester Stallone thotë se u bë yll i filmave aksion krejt rastësisht Showbiz Sylvester Stallone thotë se u bë yll i filmave aksion krejt rastësisht

“Kjo është temë e dhimbshme që më ha shpirtin, sepse doja të lija diçka nga Rocky për fëmijët e mi, por është e mrekullueshme të dëgjoj nga fansat besnikë teksa thonë… Vazhdoni grushtet”, ka shkruar aktori.

Postimi erdhi pas një mesazhi të mëparshëm, ku aktori e kishte kritikuar librin e quajtur “The Arrangement: A Love Story” nga djali i Winklerit, David.

Aktori më parë foli për humbjen e aksioneve në ekskluzivitetin e filmit, duke pranuar se mungesa e përvojës së tij në ditët e para të karrierës e bëri atë të bënte një gabim të madh.

“Kam zero pronësi ndaj Rockyt. Çdo fjalë, çdo rrokje, çdo gabim gramatikor ishte i gjithë faji im. Ishte tronditëse që nuk ndodhi kurrë, por më thanë: “Hej, ti u pagove, pra për çfarë ankohesh?”. “Pastaj u zemërova”, ka shpjeguar Stallone.

Edhe Stallone nderohet për sukseset e “Rockyt” Showbiz Stallone nderohet për sukseset e “Rockyt”

“Rocky” kishte bërë bujë pas publikimit të tij në vitin 1976 - duke shënuar gola të mëdha në arkë dhe duke fituar tre çmime Oscar, përfshirë gongun për filmin më të mirë. Stallone u nominua për aktorin më të mirë për portretizimin e boksierit Rocky Balboa dhe për skenarin më të mirë për shkrimin e tij.

Ai vazhdoi të luajë në katër vazhdime të “Rockyt”, si dhe në “Rocky Balboa” të vitit 2006, pastaj fitoi një tjetër nominim për Oscar për rolin e tij në filmin spin-off të vitit 2015 “Creed”, në të cilin ai e ringjalli përsëri karakterin e tij prej boksieri.