Lakmia rezulton si mëkati më i rrezikshëm në filmin e ri, “Sweet Girl”.
Ky projekt fokusohet në historinë e Ray Cooper, një bashkëshort dhe baba i dashur i cili e humb gruan nga sëmundja e kancerit, kjo pasi një kompani farmaceutike e largon nga qarkullimi një ilaç i cili potencialisht do t’ia shpëtonte asaj jetën. Cooper betohet të sjell drejtësi për gruan e tij të ndjerë, duke u vënë kundër kryeshefit ekzekutiv Simon Keeley, i cili me sa duket e kishte orkestruar skemën për t’i hequr këto medikamente nga tregu, për përfitime personale.
Por, në mes të kërkimit të tij për të vërtetën, Cooper përballet me një situatë vdekjeprurëse që e vë në rrezik atë dhe vajzën e tij, Rachel.
“Sweet Girl” e shënon debutimin regjisorial të Brian Andreë Mendozas, kurse në rolet kryesore i sjell aktorët: Jason Momoa, Isabela Merced, Manuel Garcia-Rulfo, Raza Jaffrey, Lex Scott Davis, Michael Raymond-James and Amy Brenneman.
Filmi lansohet nëpër në Netflix më 20 gusht të këtij viti.