Chadwick Boseman është kthyer në njërin prej emrave më të diskutuar të momentit me interpretimin në “Black Panther”, të shndërruar në një sukses të madh në “Box Office”.
Por 41-vjeçari tregon se mund të mos kishte arritur ndonjëherë aty ku është sot, pa ndihmën e njërit prej aktorëve më të dashur të “Hollywood”-it, Denzel Washington, transmeton tch.
“Unë fillimisht kam marrë mësime aktrimi nga Phylicia Rashad, e njohur për rolin e Clair Huxtable te ‘The Cosby Show’”, rrëfen Chadwick.
“Phylicia më inkurajoi të merrja pjesë në një program veror mbi teatrin nga Universiteti prestigjioz i Oksfodit. Por, ndonëse u pranova në program bashkë me disa miq të mi, ne nuk i kishim mundësitë financiare për ta ndjekur atë. Atëherë, Rashad ndërhyri te të njohurit e saj në olimpin amerikan të filmit, të cilët paguan për grupin e të rinjve”.
Denzeli ishte ai që pagoi për Chadwick. 41-vjeçari rrëfen se nuk gjeti paqe derisa iu krijua mundësia ta falënderonte legjendën e “Hollywood”-it personalisht. Këtë e bëri duke e ftuar në premierën e “Black Panther” në Nju Jork, ku i shprehu mirënjohjen e tij më të thellë, ndërsa aktori i madh, plot modesti ia ktheu me shaka “Oh prandaj qenkam këtu, se ti më detyrohesh disa parà”.
-
Denzel Washington u përlot kur e pa filmin “Black Panther”
-
E veja e Chadwick Bosemanit e përlotur pranon shpërblim në emër të aktorit të ndjerë
-
Denzel Washington paralajmëron pensionimin
-
Denzel Washington thotë se kanë mbetur shumë pak filma ku do të luajë
-
Ndodh në Hollywood: Në vend të Tom Hollandit milionat i shkojnë Tom Hollanderit