Julia Stiles së fundmi ka folur për përvojën pozitive teksa ka punuar me Heath Ledger në filmin romantik të vitit 1999, “10 Things I Hate About You”.
Gjatë një paraqitjeje në episodin e së enjtes në podkastin “People In The ‘90s”, aktorja 40-vjeçare e ka rikujtuar se si kolegu i ndjerë e kishte lënë të shkëlqente në skenat që kishin bashkë.
Aktori ndërroi jetë në vitin 2008, pasi ishte gjetur i vdekur në nënçatinë e tij në Manhattan, pas një mbidoze aksidentale me pilula gjumi.
Stiles ka vënë në pah se ish-kolegu i saj donte që ajo të vërehej më shumë kur aktronin së bashku, gjë të cilën ajo e ka kuptuar si diçka shumë zemërgjerë që mund ta bëjë një aktor.
Mirëpo, aktorja ka theksuar se kolegu i saj kishte pasur edhe skena shumë të veçanta në film.
Edhe
Stiles e kujton Heath Ledgerin si njeri shpirtmirë
“Ai ka pasur skena të mrekullueshme në film – këndimi dhe kërcimi në ato shkallë”, ka thënë ajo.
Stiles ka folur për pjesën thelbësore të filmit, kur personazhi i saj, Kat Stratford, reciton një poezi dhe ka rikujtuar se Ledger donte që ajo të ishte qendra e vëmendjes.
Ajo ka rikujtuar se aktori nuk po mundohej të garonte me të. Ai ishte tërhequr dhe i kishte thënë: “Kjo është skena jote”.
Aktroja ka vazhduar duke thënë se Ledger ishte shumë i qetë si aktor dhe ishte i lumtur kur i linte kolegët në qendër të vëmendjes, gjë të cilën ajo nuk e ka hasur shpesh.
“10 Things I Hate About You” ishte ritregim modern i dramës së Shekspirit “The Taming Of The Shrew”, i përshtatur në një mjedis modern të shkollës së mesme.
Filmi paraqet zhvillimin e lidhjes mes Kat Stratfordit të dobët dhe të ngurtë dhe personazhit të paduruar të Ledgerit, Patrick Verona, të cilët janë plotësisht të kundërt sa i përket personalitetit.
Edhe
Julia Stiles falënderuese për famën, thotë se nganjëherë bëhet e frikshme
Përveç dyshes, në ekipin e aktorëve ishin edhe Joseph Gordon-Levitt, Gabrielle Union dhe Allison Janney.
“10 Things I Hate About You” ishte vlerësuar shumë pas publikimit dhe kishte arkëtuar mbi 60 milionë dollarë.