Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Starz anulon serinë "Counterpart"

Kanë mbërritur lajme të zymta për të gjithë adhuruesit e serisë “Counterpart”, në të cilën J.K. Simmons e luan rolin e dyfishtë: Starz e anuloi serinë pas dy sezoneve, por producentët nuk duan ta pranojnë fundin prandaj sezonin e tretë po përpiqen t’ia shesin ndonjë platforme tjetër.

Seria filloi me transmetim në vitin 2017, ndërsa Starz ishte angazhuar për vetëm dy sezone dhe pavarësisht reagimeve të mira të shikuesve, u vendos që episodi i fundit i sezonit të dytë, të cilin e transmetojnë këtë të diel, do të jetë edhe i fundit në produksionin e tyre.

{gallery}

Seria na sjell Simmonsin në rolin e nëpunësit me pozitën më të ulët në zyrën e fshehtë berlineze, jeta e të cilit ndryshon kur e zbulon një botë tjetër, paralele me tonën, në të cilën jetojnë sozitë të cilët duken si ne, por shpesh sillen krejtësisht si e kundërta jonë. Seria bën fjalë për atë se si do të dukej jeta jonë nëse do të merrnim vendime të ndryshme, atje dhe këtu, si dhe aspektet e ndryshme të personalitetit. Ajo gjithashtu e sjell estetikën e Luftës së Ftohtë me elemente të shumta të spiunazhit.

Krijuesi i serisë Justin Marks e ndau lajmin për anulimin e serirë me fansat në Twitter.

Artikuj të ngjashëm