Bruce Springsteen është gjobitur me 500 dollarë pasi është deklaruar fajtor për konsumim të alkoolit në parkun nacional në New Jersey, ku është e ndaluar të pihet alkooli, raporton BBC.
Ylli 71-vjeçar i muzikës rok ka pranuar se i ka pirë dy gota tekuilla në plazhin Sandy Hook.
Por, prokurorët kanë hedhur poshtë akuzat për ngasje të veturës nën ndikim të alkoolit. Këngëtari ishte arrestuar në nëntor. Në një seancë online të mërkurën, ai ka pranuar se ka pirë alkool në plazh, që është pjesë e parkut nacional në New Jersey.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëzohen akuzat për ngasje në gjendje të dehur ndaj Bruce Springsteenit
-
Kush e lajmëroi në polici Justin Timberlaken?
-
Britney Spears arrin marrëveshje gjyqësore pas arrestimit për vozitje nën ndikim të alkoolit
-
Britney Spears përballet me aktakuzë për vozitje nën ndikim të alkoolit
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur